Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bursa në Shqipëri, kërkohet shtysë nga shteti, kompanitë publike drejt listimit

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 15:25 | Ekonomi
Bursa në Shqipëri, kërkohet shtysë nga shteti,

Bursa është një shtyllë e sistemit financiar, që ende mungon në vendin tonë. Tregu i kapitaleve është gati nga ana ligjore dhe kërkesa është e lartë, por asnjë kompani nuk është listuar në të. Sipas kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, shteti duhet të japë shembullin e parë për të nxitur më pas këtë mekanizëm që mund të rrisë produktivitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Tregu i kapitaleve është gjithashtu një mundësi për zhvillimin e sipërmarrjeve të reja teknologjike për zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Ndërsa zbuloi se po përgatitet listimi i disa kompanive publike.

Përmes bursës, kompanitë kanë një alternativë tjetër për të mbledhur fonde, krahas sistemit bankar, me kosto edhe më të ulët. Ndërsa për individët shtohet si një mundësi investimi të kursimeve të tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli