Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“E ka fituar punën vetëm sepse është me ngjyrë dhe lesbike”

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 20:43 | Bota

Televizioni shtetëror rus ka sulmuar Sekretaren e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, duke thënë se ajo e ka fituar atë vend pune vetëm sepse është me ngjyrë dhe lesbike.

Më tej, personat në studio thanë duke qeshur se ajo “do të zëvendësohet për një muaj nga një burrë i bardhë dhe heteroseksual”.

47-vjeçarja Jean-Pierre u bë të hënën gruaja e parë me ngjyrë dhe “gay” në postin e Sekretares së Shtypit. Gjithashtu, ajo është vajza e një çifti emigrantësh.

Andrei Sidorchik tha: “Ajo e pranoi vetë në konferencën e prezantimit që nuk është zgjedhur për aftësitë e saj profesionale, por sepse ka ngjyrë të errët lëkure. Kur të gabojë, e ka gati justifikimin. Ajo do të thotë se nuk është e zanatit, por e vunë aty për arsye të tjera”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani