Finalja e Conference League, mbyllen edhe shkollat, kopshtet e çerdhet

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 12:43
key views uecl 002 20210613124853

Finalja e Conference League, mbyllen edhe shkollat, kopshtet e çerdhet

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 12:43

Në ditën e finales së Conference League, e cila zhvillohet më 25 maj në Tiranë, Ministria e Arsimit ka vendosur që edhe institucionet arsimore të jenë pushim.

“Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim. Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!”, njoftoi përmes një statusi në Facebook ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, bëri të ditur pas mbledhjes së qeverisë se është marrë vendimi që më 25 maj të jetë pushim për të gjitha institucionet publike në Tiranë. “Më 25 maj, shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike për qarkun e Tiranës. Kjo masë merret për organizimin në mënyrë sa më shembullore të finales së Conference League. Do të jetë një ditë pa makina, përveç urgjencave. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00 pasdite”, tha Çuçi.