Mbytet anija e nisur nga Italia për në Durrës, të paktën 2 viktima

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 12:46
Untitled collage 2022 05 19T121241.740 1280x720

Mbytet anija e nisur nga Italia për në Durrës, të paktën 2 viktima

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 12:46

Një anije rimorkiuese është mbytur pranë brigjeve të Pulias, rreth 50 milje larg Barit, raportojnë mediat italiane. Si pasojë, raportohet për të paktën 2 viktima, por edhe për disa persona të tjerë të cilët kanë humbur.

Sipas “Corriere della Sera” anija ishte nisur nga Ankona për në Durrës. Nuk është e qartë nëse në momentin e incidentit ka qenë në ujërat italiane, apo kroate.

Sipas Rojës Bregdetare të Barit, operacioni i shpëtimit është shumë i vështirë për shkak të erës së fortë në det të hapur.

Mediat italiane raportojnë se komandanti i anijes, një 63-vjeçar nga Katania, është shpëtuar dhe dërguar në spitalin e Barit. Në operacion po marrin pjesë disa anije dhe helikopterë.