Operacioni me 18 të arrestuar, reagon ministri Çuçi: Do t’i presim rrugën së keqes

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 15:21
cuci 1280x720

Operacioni me 18 të arrestuar, reagon ministri Çuçi: Do t’i presim rrugën së keqes

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 15:21

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për operacionin me 18 persona të arrestuar pas 32 urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK.

Çuçi bën të ditur se janë goditur 8 grupi kriminale, ndërsa thekson se është duke vijuar puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje kriminale.

“8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”. Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të. Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë”, shkruan Çuçi në Twitter.