Pa rrugë dhe pa ujë, Sovjani që bashkëjeton me pluhurin dhe baltën

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 11:05

Pa rrugë dhe pa ujë, Sovjani që bashkëjeton me pluhurin dhe baltën

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 11:05

Sovjani një nga fshatrat më të mëdhenj në popullsi të bashkisë Maliq, vuan prej vitesh mungesën e investimeve dhe të vëmendjes së institucioneve lokale.

Pluhuri i rrugës në verë dhe balta në dimër janë bashkëshoqëruesit e përhershëm të këtyre banorëve.

Madje edhe fëmijët janë përshtatur të luajnë me dhera dhe në lojë e sipër mbushin edhe gropat e rrugës.

Premtimet e pushtetarëve dhe deputetëve që vijnë vetëm për zgjedhje, tanimë kanë humbur edhe shpresën te këta banorë se diçka mund të ndryshojë. Për këtë arsye, preferojnë më mirë të largohen siç edhe janë larguar ndër vite.

Sovjan ka sot mbi 80 familje dhe me pozicionin gjeografik që ka me pak investime në infrastrukturë dhe furnizimin me ujë, mund të kthehet në një zonë mjaft të mirë për të jetuar dhe prodhuar produkte bujqësore.