Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Plumbi i artë”, Nano: Janë ekzekutuar 18 masa arresti

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 13:20 | Kronikë
“Plumbi i artë”, Nano: Janë ekzekutuar 18 masa arresti

Arben Kraja dhe Gledis Nano ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e SPAK me 32 urdhërarreste. Gledis Nano, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, bëri të ditur se deri tani janë ekzekutuar 18 masa arresti.

Mësohen se disa nga personat ndaj të cilëve është ekzekutuar urdhri i arrestit janë: Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Erion Alibej, Elvis Koçi, Leondard Palushi, Petrit Qoli, Besian Xhixha.

https://a2news.com/2022/05/19/operacioni-me-18-te-arrestuar-reagon-ministri-cuci-do-ti-presim-rrugen-se-keqes/

Sipas kreut të SPAK, Kraja, në operacion kanë marrë pjesë 3 prokurorë dhe 4 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe përfaqësuesit e drejtorisë së policisë. “Do t’i shkojmë deri në fund këtij operacioni dhe goditjes së grupeve kriminale në Shqipëri, për një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët”, tha Kraja.

“Operacioni i koduar “Golden bullet”, që është në vijim, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”, që u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.   

https://a2news.com/2022/05/19/aksion-i-gjere-i-spak-po-ekzekutohen-32-urdherarreste/

Pas veprimeve intensive hetimore të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si dhe në bazë të  informacioneve të marra nga burime të ndryshme, u krijuan dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e shumë personave të tjerë, në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar. 

Menjëherë pas nxjerrjes së urdhërarresteve për 32 persona dhe urdhrave për kryerjen e kontrolleve në 28 banesa, të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Policia e Shtetit organizoi operacionin policor të koduar “Golden bullet”, për ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”. 

https://a2news.com/2022/05/19/rama-reagon-ndaj-spak-respekt-per-kete-shembull-kaq-domethenes/

Operacioni u shtri në disa qarqe, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë. Në operacion u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore, si dhe Drejtoritë Vendore të qarqeve që përmenda. 

Ky operacion u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Deri tani, janë ekzekutuar gjithsej 18 masa sigurie, nga këto 9 persona u kapën gjatë operacionit, ndërsa për 9 të tjerët, masat e sigurisë u ekzekutuan në disa IEVP, sepse këta shtetas janë arrestuar më parë, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.  

Operacioni “Golden bullet” është tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, SPAK-ut dhe Prokurorive të Rretheve Gjyqësore, konkretisht asaj të Elbasanit, si dhe të  profesionalizmit të këtyre strukturave, në hetimin e thelluar që çoi në identifikimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre personave dhe grupeve kriminale.

Operacioni është në vijim dhe dua të garantoj qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit nuk do të ndalojnë asnjë moment operacionet, deri në kapjen e të gjithë personave të kërkuar që janë të përfshirë në veprimtari kriminale.  

Gjithashtu, shpreh vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe me homologët tanë, me qëllim lokalizmin, kapjen dhe çuarjen përpara drejtësisë, të këtyre personave, që mund të strehohen jashtë vendit.

Njëkohësisht, mbetem i vendosur për të pastruar nga radhët e Policisë së Shtetit ata punonjës policie që shpërdorojnë detyrën apo më keq akoma bëhen palë me krimin, si dhe inkurajoj agjencitë ligjzbatuese që të hetojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të Policisë, në veprimtari të kundërligjshme”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani