Strehimi social, ndërtuesit do të dhurojnë 3% të sipërfaqes shtesë mbi 2 mijë m2

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 13:04

Strehimi social, ndërtuesit do të dhurojnë 3% të sipërfaqes shtesë mbi 2 mijë m2

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 13:04

Ligji për strehimin social do të pësojë ndryshime. Nëse aktualisht, mbi ndërtuesit rëndon detyrimi për të dhuruar 3 për qind të sipërfaqes nëse ajo është mbi 2 mijë m2, me ndryshimet, taksimi do të aplikohet vetëm për pjesën mbi 2 mijë m2.

Thënë ndryshe, deri më tani, sipërmarrësi që aplikon për leje ndërtimi e zhvillimi për pallat 2 mijë e 500 m2, dhuron 75 m2 për fondin e strehimit, ndërsa me ligjin e ri do të japë 15 m2.

Propozimet e hedhura tashmë për Konsultim Publik parashikojnë gjithashtu se në rastin kur sipërfaqja nuk i plotëson kushtet dhe normat e strehimit për banesat sociale, subjekti detyrohet të sigurojë një apartament sipas normave në një zonë tjetër.

E pandryshuar ka mbetur formula, sipas së cilës kontrata që nënshkruhet mes palëve për kalimin e sipërfaqes ndërtimore në favor të fondit publik të banesave sociale, regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.