Suedia dhe Finlanda në NATO, ekspertët në Rusi: Pasiguri të reja në Europë

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 17:12

Suedia dhe Finlanda në NATO, ekspertët në Rusi: Pasiguri të reja në Europë

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 17:12

Ekspertët parlajmërojnë se anëtarësimi i mundshëm i Suedisë dhe Finlandës në NATO nuk do të sjellë sigurinë e kërkuar, por mund t’i shtojë pasiguri të reja Europës, nëse blloku pozicionon forca ushtarake në dy vendet.

Suedia dhe Finlanda kanë dorëzuar aplikimet për hyrjen në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Presidenti rus tha të hënën se ky hap nuk përfaqëson kërcënim direkt për vendin e tij, por paralajmëroi se Moska do të kundërpërgjigjej në rastin e zgjerimit të infrastrukturës ushtarake në këto territore.

Eksperti ushtarak në rusi, Vladimir Yevseyev, thotë se komentet e Putinit sugjerojnë se vendi mund të forcojë mbrojtjen ushtarake në kufirin veri-perëndimor dhe mund të stacionojë atje armë sulmi, nëse do të jetë e nevojshme: “Nëse NATO do të dërgojë forca ushtarake dhe armatime në Finlandë dhe Suedi, Rusia do të detyrohet të pozicionojë gjithashtu forca luftarake. Këto forca do të jenë të mjaftueshme për të lejuar Moskën, nëse është e nevojshme të ndërmarrë sulmet kundër strukturave të NATO-s në këto vende”. 

E megjithatë, të dërguaritNATO-s nuk arritën një konsensus të mërkurën nëse do të fillonin bisedimet e anëtarësimit me Finlandën dhe Suedinë, ndërsa Turqia përsëriti kundërshtimet e saj ndaj pranimit të dy vendeve nordike.Të dërguarit u takuan në selinë e NATO-s në Bruksel pasi ambasadorët e Finlandës dhe Suedisë paraqitën kërkesat me shkrim.

Diplomatët, të cilët nuk deshën të përmenden për shkak të natyrës së ndjeshme të procedurave, nuk pranuan të thoshin saktësisht se kush ose çfarë po e pengonte procedurën. Ata vunë në dukje mesazhet e shumë prej 30 aleatëve të NATO-s që mirëpresin kërkesat e Finlandës dhe Suedisë.