Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vrau të moshuarin e paarmatosur, ushtari rus pranon fajin në gjyqin e parë për krime lufte

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 10:21 | Bota
Vrau të moshuarin e paarmatosur, ushtari rus pranon fajin në gjyqin e

Një ushtar i Rusisë pranoi fajin në gjyqin e parë për krime lufte në Ukrainë. 21-vjeçari, Vadim Shishimarin, u akuzua për vrasjen e një civili të moshuar të paarmatosur në rajonin Sumi, sipas zyrës së prokurorisë së përgjithshme.

“Jam plotësisht fajtor”, u shpreh ushtari rus kur u pyet nga trupa gjykuese se si do të deklarohej lidhur me aktakuzën kundër tij.

Megjithatë, ai nuk tha asnjë fjalë tjetër shtesë kur iu kërkua të fliste gjatë seancës gjyqësore. 21-vjeçari rus do të merret në pyetje më vonë gjatë ditës. Ashtu si herën e kaluar, Shishimarin u mbajt në një kafaz xhami për arsye sigurie. Të pranishëm në seancën gjyqësore ishin dhe familjaret e viktimës 62-vjeçare, të cilët pritet të dëshmojnë lidhur me ngjarjen. Sipas asaj që parashikon ligji, ushtari rus rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani