Zgjedhja e presidentit, Fuga: Grupi i Alibeajt jo përfaqësues i PD-së, por nuk jam dakord me tërheqjen e Rithemelimit

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 21:47

Zgjedhja e presidentit, Fuga: Grupi i Alibeajt jo përfaqësues i PD-së, por nuk jam dakord me tërheqjen e Rithemelimit

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 21:47

Zgjedhja e presidentit është tema politika e këtyre ditëve, dhe propozimet e para kanë filluar të dalin si propozime të opozitës, të paktën të asaj pjese të Partisë Demokratike që koordinohet nga Enkelejd Alibeaj.

Si i sheh zhvillimet e fundit në PD, profesor Artan Fuga? “Mendoj se opozita vazhdon të jetë e përçarë, në të paktën tre nivele. Në rrafshin e përfaqësisë së saj në Parlament,  e përçarë si parti politike, dhe e përçarë në lidership. Ndikimin e fortë në këtë përçarje e kanë pasur zgjedhjet e 6 marsit, që treguan se kishte ndodhur një event sizmik, si dhe vendimi i gjykatës që i dha legjitimim Rithemelimit. Kjo e presidentit vetëm e konfirmon përçarjen, por nuk shton diçka më shumë”, thotë ai në emisionin “Debat”.  

Për çështjen specifike të presidentit, sipas tij, “opozita dhe mazhoranca është mirë të bashkëpunojnë, në mënyrë që presidenti të ketë fuqinë të përfaqësojë të gjitha nuancat politike brenda parlamentit, dhe të jetë një figure konvergjente”.

Por sipas tij ka një problem. “Grupi i Alibeajt nuk ka tagër të përfaqësojë PD, sepse pjesa tjetër mirë a keq, ka ndërtuar një procedurë rindërtimi të partisë, e njohur nga gjykata edhe pse në mënyrë jo  definitive”, thotë ai, por që shton kritika edhe ndaj qasjes së Komisionit të Rithemelimit , të kryesuar nga Sali Berisha.   “Unë jam kritik i Rithemelimit ndaj kësaj çështje, kur ata thonë se nuk bëhen palë e procesit. Kjo do të thotë mos të bësh opozitë. Ata mund të gjejnë kandidaturat dhe etikën e tyre, nuk i pengon njeri, por fakti që tërhiqen, nuk jam dakord. Unë mendoj se kjo ndodh ndoshta sepse ata nuk janë të sigurt se kane 20 deputetët për propozimin, ose duan të lajnë duart nga një president që me shumë mundësi do të jetë nën kontrollin e kryeministrit dhe nuk duan që t’i thuhet më vonë që ishin dakord”.