Bale largohet nga Reali, Ancelotti: Do të mbahet mend gjatë

Publikuar më: 20/5/2022, ora 14:53
gareth bale 1183x720

Bale largohet nga Reali, Ancelotti: Do të mbahet mend gjatë

Publikuar më: 20/5/2022, ora 14:53

Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid menjëherë pas finales së madhe të Champions League. Sulmuesit uellsian i mbaron kontrata këtë qershor me Los Blankos dhe nuk do të rinovojë me spanjollët.

Lajmin e ka konfirmuar dhe tekniku Italian Karlo Ancelotti, i cili theksoi se Bale do të mbahet mend gjithmonë për kontributin që ai ka dhënë në sukseset e viteve të kaluara.

“Nuk ka rëndësi nëse ai luan ose jo, Bale ka qenë pjesë e historisë së klubit. Ka shkruar disa kapituj të historisë së Realit, të gjithë duhet ta pranojmë këtë. Ai do të mbetet në memorien e tifozëve”, u shpreh tekniku madrilen.