Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Berisha reagon ndaj deputetit gjerman: Të më gjejë një provë kundër meje në arkivat e vendit të tij

Nga A2 CNN
20 Maj 2022, 12:45 | Politikë
Berisha reagon ndaj deputetit gjerman: Të më gjejë një

Sali Berisha sfidoi deputetin e Partisë Kristian Demokrate në Gjermani, Gunther Krichbaum, që të gjejë në arkivat e vendit të tij dokumente që të faktojnë akuzat e ngritura ndaj tij në vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta futur në listën e zezë.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Krichbaum tha se do të angazhohej personalisht që PD-ja të pezullohej nga anëtarësimi në grupin e Partive Popullore Europiane.

https://a2news.com/2022/05/20/thirrja-e-deputetit-te-cdu-csu-krichbaum-nuk-do-te-bashkepunojme-me-pd-nese-i-kthehet-se-djeshmes/

“Keqardhje që një deputet i CDU mendon se mund të ndërhyjë në një proces të lirë te një parti simotër, aq më tepër kur ai e bën këtë, bazuar në një vendim të faktuar tashmë unversalisht se është marrë nga lobimi korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës”, tha Berisha.

“Duke thënë këtë, nuk e quaj zgjedhje të goditur nga ana e tij, por e ftoj të ndërmarrë një hetim në të gjitha arkivat e shtetit të vendit të tij, nëse mund të gjejë një provë, dokument të vetëm, për të faktuar shpifjet dhe trillimin e mafies së Soros. Do ta vlerësoja...”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani