Finalja e Conference League, si dita pa makina. Policia do të publikojë hartën e qarkullimit

Përditësuar më: 20/5/2022, ora 15:56

Finalja e Conference League, si dita pa makina. Policia do të publikojë hartën e qarkullimit

Përditësuar më: 20/5/2022, ora 15:56

Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj tha se finalja e Conference League do e kthejë kryeqytetin si në ditën pa makina duke kërkuar kështu mirëkuptimin e qytetarëve për një nga evenimentet më të rëndësishme sportive që zhvillohet në Shqipëri.

Hodaj tha se data 25 maj është ditë pushimi për administratën si ditë feste, ndërsa dha detaje dhe për lëvizjen e automjeteve. Sa i përket qarkullimit të mjeteve mësohet se policia ka miratuar një hartë e cila do të bëhet publike.

Në të parashikohen akset e lëvizshme në Tiranë por edhe zona e kuqe kryesisht pranë Arenës Kombëtare si dhe akset lidhëse që të çojnë drejt saj. Kufizime pritet të ketë dhe për hyrjen në Tiranë, por jo për daljen e saj.