Gjuha e urrejtjes, 97% e rasteve nuk raportohen, rrjetet sociale të pasigurta

Publikuar më: 20/5/2022, ora 16:48

Gjuha e urrejtjes, 97% e rasteve nuk raportohen, rrjetet sociale të pasigurta

Publikuar më: 20/5/2022, ora 16:48

Interneti dhe përdorimi i pakontrolluar i rrjeteve sociale po nxit një fenomen global te të rinjtë. Gjuha e urrejtjes apo dhuna virtuale po përhapet gjerësisht. Më së shumti janë adoleshentët, vajzat dhe gratë që bien pre e shumë kërcënimeve online.

Nga këto, vetëm 3% e rasteve arrijnë të raportohet. Shumica e tyre mbyllen duke fshirë mesazhet, ndërsa pjesa tjetër mbetet jashtë dosjeve të denoncimeve, pasi mungon besimi te institucionet. 

 “Mosha më e prekur eshte ajo +14, kryesorja është 18-24. Shumica nuk e raportojnë pasi nuk kanë besim në zgjidhje të problemeve”, thotë Altin Azizaj, nga CRCA Albania.  

Si shkaktarë të mos raportimit është dhe mungesa e informimit. Një mesazh virtual i dyshimit mund të përbëjë një vepër penale.

Shumica e komuniteteve nuk dinë ku të raportojnë, Shqipëria nuk ka një regjistër të të dhënave sa i përket rasteve nga gjuha e urrejtjes. Vëmendja tërhiqet edhe nga organizatat europiane.

ODIHR ka vënë re se Shqipëria nuk ka raportuar sistematikisht rastet e gjuhës së urrejtjes.

Dimë që ka të dhëna por nuk na mundësohen nga policia.  Gjatë prezantimit të Platformës Kombëtare të Internetit, aktorët pjesëmarrës kërkuan edhe fuqizimin e legjislacionit shqiptar pasi ka vetëm një nen që dënon gjuhën e urrejtjes, i cili është i pamjaftueshëm.