Kategoria Superiore, Partizani 3 pikë larg Europës, Kukësi e Vllaznia për shansin e fundit

Publikuar më: 20/5/2022, ora 17:23
PARTIZANI 3 PIKE LARG EUROPES frame 907 1280x720

Kategoria Superiore, Partizani 3 pikë larg Europës, Kukësi e Vllaznia për shansin e fundit

Publikuar më: 20/5/2022, ora 17:23

Kur kanë mbetur 2 javë nga përfundimi I Kategorisë Superiore, ende nuk janë siguruar dy “biletat” e fundit për në Europë. Me Tiranën kampione dhe Laçin nënkampion, vëmendja shkon tek vendi i tretë që momentalisht mbahet nga Partizani.

Të kuqtë sfidojnë krutanët në Elbasan Arena dhe një fitore e mundshme mund ti siguronte vendin e tretë në Kampionat.

Edhe Vllaznia do të luaj një ndeshje vendimtare përballë Egantias. Kuqeblutë shpresojnë për një hap fals të kryeqytetasve për të blinduar Europën që nga kampionati.

Sa i përket dy skuadrave të tjera pretendente, Kukësi dhe Teuta, vetëm matematika i mban gjallë shpresat për Europë. Verlindorët  përballen me Skënderbeun e rënë nga kategoria dhe janë me pikë të barabarta me shkodranët por me ndeshje direkte kuqeblutë janë më mirë.

Teuta pret Laçin në “Niko Dovana” për të shpresuar deri ne fund për mrekullinë mirëpo bregdetarët e kane thuajse një mision të pamundur. Java mbyllet me derbin e kryeqytetit Dinamo- Tirana .  Kampionët bardheblu  përballen me Dinamon e rënë nga kategoria.

”Eshte një skuadër që ka kuptuar se çdo të thotë të punosh por me vjen keq qe ndodhemi në këtë situate. Kjo përballje me Tiranën do të ishte më mirë sikur të luhej kur ishim duke shpresuar ende për mbijetesë. Pasi një derbi gjithmonë nuk ka nevojë për motivim. Kemi një grup lojtarësh shumë serioz dhe cilësor, mund të përballen me Këdo. Pavarësisht objektivit tonë ne duhet të bejmë mirë për tifozët, për presidentin , ishin fjalët e trajnerit italian te Dinamos, Rodolfo VAnoli.

Duelet janë programuar  këtë të shtunë në orën 17;00.