Kontrata e ëndrrave, PSG jep para dhe “dorë të lirë” për Mbappe

Publikuar më: 20/5/2022, ora 14:47
Mbappe konfirmon largimin  PSG e humbi mundesine te fitonte para me mua 1024x576

Kontrata e ëndrrave, PSG jep para dhe “dorë të lirë” për Mbappe

Publikuar më: 20/5/2022, ora 14:47

PSG po bën çmos për të mbajtur Mbappe në skuadër duke i ofruar një kontratë ëndrrash.

Sipas mediave të huaja në Francë, klubi i ka ofruar yllit parisien një kontroll total në operacionet sportive çfarë do të thotë se lojtari është i lirë të emërojë dhe të shkarkojë trajnerët, si edhe të vendosë se cilët lojtarë të vijnë në Paris, e cilët të largohen prej aty.

Kontrata e Mbappe-s me skuadrën e Parisit skadon muajin e ardhshëm dhe pavarësisht tentativave të shumta talenti duket se e ka marrë vendimin për t’u larguar.