Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Rusët e kanë rrafshuar Donbasin, po vrasin civilë

Nga A2 CNN
20 Maj 2022, 11:42 | Bota
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Rusët e kanë rrafshuar Donbasin,

Rusia e ka kthyer Donbasin në ferr. Kështu u shpreh presidenti Volodymyr Zelenski në video-mesazhin e fundit, ndërsa luftimet në rajonin lindor vijojnë ethshëm. Ai tha se forcat ruse e kishin rrafshuar rajonin dhe se sulme konstante raportoheshin në Odesa.

Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë akuzoi Rusinë për intensifikim të sulmeve në Donabas dhe pengimin e evakuimit të qytetarëve. Të paktën 13 qytetarë u vranë në Luhanks vetëm në 24 orët e fundit.

Zelensky përsëriti akuzat se Moska po kryen genocid duke shënjestruar qëllimisht infrastrukturën civile për të vrarë sa më shumë ukrainas që të jetë e mundur. 

“Forcat e armatosura të Ukrainës vijojnë avancimin për çlirimin e rajonit të Kharkiv. Por në Donbas pushtuesit po shtojnë presionin. Atje është një ferr i vërtetë dhe nuk ekzagjeroj kur e them. Severodonetsku po bombardohet në mënyrë të pakuptimtë,  me mbi 12 të vrarë e dhjetëra të plagosur në vetëm një ditë. Sulme konstante ka në rajonin e Odesës ndërsa Donbasi është plotësisht i shkatërruar”, tha Zelensky.

Sipas inteligjencës britanike, Moska do të përforcojë ofensivën në lindje pas marrjes se Mariupolit, ku kishin përqëndruar një numër forcash. Por mbi 1700 luftëtarë të rezistencës u dorëzuan dhe lanë tunelet nëntokësore të fabrikës së Azovstal ku qëndruan për me shumë se 80 ditë.

Pala ukrainase thotë se operacioni nuk ka përfunduar ende dhe se po përpiqen të nxjerrin nga impianti edhe luftëtarët e mbetur. Shumica e atyre që u dorëzuan janë dërguar në një zonë të kontrolluar nga rebelet në Donetsk, ndërsa disa po marrin ndihmë shëndetësore.

Pasiguri dhe të panjohura rrethojnë fatin e mbrojtësve të Mariupolit, me Moskën që kërkon gjykimin e tyre dhe Ukrainën që po negocion lirimin.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani