Makina përplas motorin, ndërron jetë 67-vjeçari. Autori largohet nga vendngjarja

Publikuar më: 20/5/2022, ora 20:16
URGJENCAT E NATES frame 667 1024x576

Makina përplas motorin, ndërron jetë 67-vjeçari. Autori largohet nga vendngjarja

Publikuar më: 20/5/2022, ora 20:16

Policia e Fierit ka njoftuar se një 67-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër.

Sipas policisë, një automjet tip Audi ka përplasur motorin me drejtues shtetasin B. S., banues në Dërmënas.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.