Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mercedes shet makinën më të shtrenjtë në histori

Nga A2 CNN
20 Maj 2022, 11:08 | Teknologji

Mercedes Benz konfirmoi të enjten se ka shitur së fundmi makinën më të shtrenjtë në botë. Një model tepër i rrallë SLR Coupe i vitit 1955, që mbahej në koleksionin e kompanisë gjermane, u shit për 135 milionë euro, ose 142 milionë dollarë. Ky çmim e bën atë makinën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në histori. Kompania tha se me paratë do të ngrihet Fondi Mercedes-Benz, një fond për bursa.

Rekordi i mëparshëm për çmimin e një makine mbahej nga një model Ferrari 250 GTO, i vitit 1963, e shitur për 70 milionë dollarë.

Makina Mercedes e shitur ishte vetëm një prej dy prototipave të prodhuara, të quajtura 300 SLR Uhlenhaut Coupe, sipas kryeinxhinierit të Mercedes, Rudolf Uhlenhaut. Sipas Mercedes, mjeti 67-vjeçar u shit më 5 maj, në një ankand të mbyllur, ku pjesëmarrësit kishin marrë ftesa. Makina tjetër e këtij modeli do të mbetet në muzeun e Mercedes.

Prototipi bazohej në një model makine garash SLR, me 300 kuaj fuqi, që arrin shpejtësi deri në 300 km/h. Por pak kohë pas prodhimit të këtyre mjeteve, Mercedes nuk u përfshi më në botën e makinave të garave, kështu që ato nuk u përdorën kurrë në ndonjë kompeticion.

A2 CNN Livestream

Dita jonë