“Populli i shikon marrëveshjet politike si pazar”

Publikuar më: 20/5/2022, ora 22:15
vlcsnap 2022 05 20 22h15m00s907 1280x720

“Populli i shikon marrëveshjet politike si pazar”

Publikuar më: 20/5/2022, ora 22:15

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, shpjegoi pse shqiptarët i shikojnë si pazare marrëveshjet mes partive politike.

“Shqiptarët e duan marrëveshjen politike, por kur dëgjojnë “marrëveshje”, kuptojnë “pazar”. Të merresh vesh për çështje të rëndësishme është normale. Për një marrëveshje duhet transparencë dhe kohë. Por, nëse nisen në premisë “më jep këtë, të të jap atë”, nisin e bëhen problematike. Në shtator unë denoncova hijen e një marrëveshjeje mes Ramës e Bashës dhe dyshoja shumë për një bashkëqeverisje. Kjo u prish pas 9 shtatorit si mundësi, por ndarja e funksioneve të shtetit apo shkëmbim në reforma të caktuara, ishte ende në lojë. Basha e kuptoi që unë po e akuzoja për marrëveshje dhe m’u bë gjyq në Kryesi”, deklaroi Bylykbashi.