Shqipëria tenton rrugën e startup-eve, eksperti: Do mbaj të rinjtë në vend, Fintech dhe inteligjenca artificiale fushat e preferuara  

Përditësuar më: 20/5/2022, ora 21:52

Shqipëria tenton rrugën e startup-eve, eksperti: Do mbaj të rinjtë në vend, Fintech dhe inteligjenca artificiale fushat e preferuara  

Përditësuar më: 20/5/2022, ora 21:52

Qeveria ka vendosur  që të financojë idetë inovatore për të hapur një startup në vendin tonë. Sipas Kushtrim Shalës, ekspert për startup-et ky është lajm i mirë sepse interesi është i lartë, por edhe i vonuar, sepse në rajon këto favorizime shtetërore vijojnë prej vitesh.  

“Ekosistemi i strartup dhe i invovacionit në përgjithësi ka vuajtur për mungesë  financash, dhe ardhja e një granti nga qeveria është lajm shumë i mirë edh pse i vonuar, nga momenti që Kosova dhe Maqedonia e Veriut prej vitesh ushtrojnë një mekanizëm subvencioni për t’i mbajtur aktive në treg sa më gjatë e mundur”. Sipas tij, arsyeja e këtyre politikave shtetërore është e qartë. “Startup-et angazhojnë të rinjtë në një kontekst të jashtëzakonshëm, ka një arsyeje sepse qeveritë subvencionojnë startup-et, duke rritur interesin e tyre për të ngelur në Shqipëri”.

A është i mjaftueshëm ky financim? “Startup-et e kualifikuara duhet të kenë marrëdhënie të mira me ato që ne quajmë akseleratorë të këtyre startup-eve, sepse përndryshe po të jepeshin grante nga vetë informacionet që sjell kandidati do te kishte gabime në dizbursim”, thotë Shala në “Business News”.  

Sipas tij, “akseleratorët nuk mungojnë në Shqipëri, edhe pse ka mungesë cilësie të herëpashershme.  Ato bëjnë rivlerësimin e një momenti të caktuar të startup-it, duke shumëfishuar mundësinë e suksesit. Ato të cilët nuk janë regjistruar në një akselerator kanë një transhë më të vogël financimi, ato që kanë disa vite me akseleratorë dhe vijojnë të inovojnë, duke treguar se produkti ecën në treg, edhe përtej Shqipërisë, kanë financime më të mëdha”.

Po në cilët sektorë po fokusohen? “Në Fintech, aty ku po prishen skemat e të bërit banking në mënyrë formale, por startup-et që përfshijnë përdorimin e inteligjencës artificiale janë të predispozuar të kenë sukses, duke patur mundësi edhe jashtë Shqipërisë. Ka shumë startup-e që e përdorin edhe në vendin tonë, por ne jemi treg i vogël, që shërben për testime”, shpjegon ai.

Kjo, sipas tij, nuk përbën dizavantazh për botën e startup-eve. “Kjo ndodh në të gjithë botën, sepse një testim në Gjermani do të kishte kosto shumë herë më të madhe. Pra nuk ka dizavantazh në Shqipëri për të kryer invovacione globale. Unë jam optimist dhe besoj se së shpejti do të kemi edhe ne ato startup-e që quhen unicorn, ato të cilët vlerësohen me mbi 1 miliard dollarë”.

Eksperti bën një apel për të studiuar në teknologjinë e informacionit, “sepse do të gjeni njerëz që do të zihen për ju”, por nuk mund të mos shtojë se “është dëshpëruese nëse shohim që universiteti ka kurrikula më të varfra dhe bazike se shkollat profesionale”.