Si afrohet PD-ja me ndërkombëtarët? Bylykbashi tregon rrugën

Publikuar më: 20/5/2022, ora 22:49
vlcsnap 2022 05 20 22h48m25s291 1280x720

Si afrohet PD-ja me ndërkombëtarët? Bylykbashi tregon rrugën

Publikuar më: 20/5/2022, ora 22:49

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, tregoi se si Partia Demokratike, me në krye Sali Berishën, do të afrohet sërish me ndërkombëtarët.

“Marrëdhëniet me partnerët janë shumë të rëndësishme, por bazohen te parimet. Dhe parimet që ka Kushtetuta amerikane janë të jashtëzakonshme. Të gjithë atje i zbatojnë ato parime, ndërsa ne frymëzohemi nga ato. Ndërkombëtarët e vlerësojnë një parti që ndërtohet mbi bazë vote, mbi bazë organesh të zgjedhura dhe me ndarje pushtetesh. Kështu që, me veprimet tona shpresojmë shumë që do të bindim këdo që jemi parti që sjellim alternativën ndryshe”, tha deputeti demokrat.

“Ndërkombëtarëve nuk u kanë pëlqyer politikanë të caktuar, por më pas kanë pranuar verdiktin e votës dhe kanë punuar me të gjithë. Pra, vota është e para”, theksoi Bylykbashi.