Turizmi i vështirë në Valbonë, pas pandemisë kriza e çmimeve po step vizitorët

Përditësuar më: 20/5/2022, ora 14:27

Turizmi i vështirë në Valbonë, pas pandemisë kriza e çmimeve po step vizitorët

Përditësuar më: 20/5/2022, ora 14:27

Pas pandemisë, kriza e rritjes se çmimeve duket se është pengesa e radhës e rikthimit të turizmit në nivelin e viteve 2018-2019 në luginën e Valbonës.

Edhe pse në Alpet shqiptare kanë nisur turet e tyre grupe me turistë të huaj dhe vendas, për administratorët e restoranteve dhe bujtinave, fluksi nuk është ai që duhet të jetë, ose të paktën ai që ka qenë para periudhës së pandemisë, edhe pse çmimet, jo vetëm që nuk janë rritur, por edhe janë ulur.

Me shpresën që fluksi i vizitorëve të vijë duke u shtuar në javët në vijim, kryetari i bashkisë së Tropojës premton të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme që në Valbonë të ketë një turizëm gjithëvjetor dhe jo sezonal.

Parku Kombëtar i Valbonës vitin e kaluar u vizitua nga rreth 124 mijë turistë vendas dhe te huaj, ndërsa  në katërmujorin e parë të këtij viti këtë luginë e kanë vizituar mbi 2 mijë turistë.