Zonja e Vjetër nuk “ka” para për Morata-n

Publikuar më: 20/5/2022, ora 14:50
barella morata 1150x720

Zonja e Vjetër nuk “ka” para për Morata-n

Publikuar më: 20/5/2022, ora 14:50

Alvaro Morata nuk do të jetë më një futbollist i Juventusit. Klubi bardhezi nuk ka pranuar të paguajë për kartonin e tij.

Spanjollet e Atletico Madrid-it kërkonin 35 milionë euro për të shitur përfundimisht Morata-n te Zonja e Vjetër, mirëpo italianët nuk janë bindur me atë çfarë futbollisti ka dhënë në fushë duke e kthyer sërish në Madrid.

Alvaro Morata do të mbyllë etapën e dytë në klubin italian, pas një sezoni disi të vështirë ku luajti 35 ndeshje, shënoi 9 gola dhe dhuroi 7 asiste në Serinë A, si dhe ishte protagonist i 2 golave në 7 ndeshje në Champions League.