Bilanci i pandemisë, 4 persona po trajtohen në spital

Përditësuar më: 21/5/2022, ora 17:32
koronavirusi vaksina 1024x576

Bilanci i pandemisë, 4 persona po trajtohen në spital

Përditësuar më: 21/5/2022, ora 17:32

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 973 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 36 qytetarë, ndërsa 25 janë shëruar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 973 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki:

20 në Tiranë, 4 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 1 qytetar në Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Sarandë, Mallakastër, Kavajë, Kurbin, Shkodër.

Janë 250 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,091 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Maj 2022)

Raste të reja ditore          36

Të shëruar në 24 orë       25

Të shtruar në spitale         4

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 973

Testime totale               1,822,442

Raste pozitive                  275,838

Raste të shëruara             272,091

Raste Aktive                         250

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            150

Fier                  27

Korçë               17

Vlorë               13

Gjirokastër      12

Shkodër           12

Elbasan            6

Lezhë              6

Berat                3

Durrës             2

Dibër                2