Gjykata i komunikon masën në spitalin e burgut “Plumbit të Artë” të drejtësisë

Përditësuar më: 21/5/2022, ora 11:48
nuredin dumani arrestim fier 1280x720

Gjykata i komunikon masën në spitalin e burgut “Plumbit të Artë” të drejtësisë

Përditësuar më: 21/5/2022, ora 11:48

18 të arrestuarit të akuzuar për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK, njihen sot me masat e sigurisë. Gjykata e Posaçme i komunikoi masën e sigurisë në spital të burgut Nuredin Dumanit, bashkëpunëtori i drejtësisë, deklarimet e të cilit zbërthyen 18 ngjarje kriminale.

Ndërkohë edhe vlerësimi i masës së sigurisë për Henrik Hoxhën, po ashtu bashkëpunëtor i drejtësisë, jepet në një seancë të ndarë nga 16 të dyshuarit e tjerë.

Tre dite me pare policia ndërmori operacionin e quajtur “Plumbi i Artë”, për të ekzekutuar urdhërarrestet e SPAK, duke goditur 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë.

Operacioni në fjalë ka ardhur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.

Ishte pikërisht zbërthimi i Nuredin Dumanit dhe ushtarit të tij Henrik Hoxha para prokurorëve të SPAK, çelësi qe shërbeu për zbardhjen e një sërë krimesh të ndodhura 10 vite te fundit në vend.