Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Integrimi, Meta: Vlerësoj rezolutën, PE na kujton se hyrja në BE varet nga reformat

Nga A2 CNN
21 Maj 2022, 11:26 | Politikë
Integrimi, Meta: Vlerësoj rezolutën, PE na kujton se hyrja në BE

Në një konferencë për mediat këtë të shtunë, presidenti Ilir Meta, foli për integrimin e vendit dhe rezolutën e miratuar së fundmi nga Parlamenti Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Meta thekson se Parlamenti Europian na kujtoi edhe njëherë tjetër se hyrja në Bashkimin Europian varet nga reformat në vend.

“Mendova të zgjedh një moment të qetë për çështjen më të rëndësishme që presin të gjithë shqiptarët prej vitesh, për çeljen e negociatave. Vlerësoj rezolutën e miratuar në Parlamentin Europian. Dua të vlerësoj mbështetjen e gjerë politike për anëtarësim të plotë në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe të gjuhës së drejtpërdrejtë për vendin tonë dhe atyre detyrave që duhet të përmbushen nga vendi jonë. PE na kujton se hyrja në BE varet nga reformat”, tha Meta.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu