Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Interi e Milani sfidojnë milionat e anglezëve për Armando Brojën

Nga A2 CNN
21 Maj 2022, 14:37 | Futboll
Interi e Milani sfidojnë milionat e anglezëve për Armando

Armando Broja është ylli më i shndritshëm i Shqipërisë. Me paraqitjet e shkëlqyera të këtij sezoni, sulmuesi kuqezi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve nga ligat më të forta. Për shërbimet e 20-vjeçarit ka nisur edhe një betejë ndërmjet skuadrave të Premier League angleze dhe gjigandëve nga Serie A.

Milan, Inter dhe Napoli kanë shfaqur interes për Brojën, por ekipet italiane duhet të bëjnë llogari me faktin se në garë janë edhe tre skuadra angleze. Newcastle, klub zyrtarisht në pronësi të sheikëve arabë, e cilëson sulmuesin si një element të rëndësishëm në projektin e ri milionerë që do të nisë prej sezonit të ri.

Southampton gjithashtu kërkon ta mbajë Brojën, pas edicionit të suksesshëm si i huazuar, teksa interes konkret ka shfaqur edhe West Ham. Në anën tjetër është edhe Chelsea. Blutë e Londrës po mendojnë seriozisht ti japin një shans shqiptarit për të qëndruar në Stamford Bridge, pas atij që duket si një divorc i pashmangshëm me Lukakun.

Në çdo rast, edhe nëse trajneri Thomas Tuchel do të vendosë që Broja mund të largohet, te Chelsea do të jenë të kënaqur. Sulmuesi i cili ka shënuar 9 gola në 38 ndeshje në të gjitha aktivitetet gjatë këtij sezoni, kushton mbi 30 milionë dollarë dhe këto të ardhura do të ishin oksigjen për arkat e klubit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani