Kërcënimi rus, Britania do të dërgojë armatime moderne në Moldavi

Përditësuar më: 21/5/2022, ora 08:57
javelin ukraine porosit edhe shqiperia 1

Kërcënimi rus, Britania do të dërgojë armatime moderne në Moldavi

Përditësuar më: 21/5/2022, ora 08:57

Ndërsa në Ukrainë vijojnë luftimet e ashpra me ushtrinë Ruse, një tjetër shtet i rrezikuar nga një pushtim i mundshëm nga Vladimir Putin është Moldavia, ku ndodhet edhe rajoni i vogël i Transnistrisë të kontrolluar nga Moska.

Në këtë situatë, Britania e Madhe nuk kërkon të humbë kohë dhe ka nisur diskutimet me aleatët e saj që të pajisë Moldavinë me armatime moderne.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Truss. “Unë do të doja të shihja Moldavinë të pajisur me standardet e NATO-s dhe ky është një diskutim i vazhdueshëm me aleatët tanë”, u shpreh Truss, e intervistuar nga The Daily Telegraph.