Kërkesa e lartë nga turizmi, bum regjistrimesh të pronave në Booking dhe Airbnb

Përditësuar më: 21/5/2022, ora 15:24

Kërkesa e lartë nga turizmi, bum regjistrimesh të pronave në Booking dhe Airbnb

Përditësuar më: 21/5/2022, ora 15:24

Tifozët që do të vizitojnë kryeqytetin për finalen e Conference League dhe sezoni i parë turistik pa kufizime në lëvizje që prej nisjes së pandemisë, po nxisin një bum regjistrimesh në platformat online si Booking dhe AirBNB. Kur shumë prej këtyre strukturave të reja akomoduese listohen për herë të parë online, ekspertët tregojnë se situata ka krijuar edhe shtigje për abuzime.

Sipas Kallanxhit, pjesa më e madhe e pronave me qira ditore janë kryesisht kryesisht biznese familjare dhe kërkojnë të kenë sa më shumë të ardhura nga sezoni realitisht i shkurtër turistik.

Por për hotelierët, konkurrenca nga individë që lëshojnë apartamente me qira është shpeshherë jo e drejtë, për shkak se shumica prej tyre nuk paguajnë taksa.

Sipas të dhënave të AirBNB, aktualisht në faqe janë të listuara vetëm në Tiranë rreth 1600 prona, ndër to 257 hotele, 1146 apartamente, 129 vila dhe 45 lloje të tjera strukturash. Ndërsa Booking.com liston mbi 4 mijë prona në të gjithë vendin.

Këtë vit sipas platformave lider, numri i listimeve në vend është rritur me të paktën 15% më shumë krahasuar me vitet e mëparshme.