Mbushi “Range Rover”-in me emigrantë, në pranga 32-vjeçari

Publikuar më: 21/5/2022, ora 09:51
mbushi range roversin me emigrante 1280x720

Mbushi “Range Rover”-in me emigrantë, në pranga 32-vjeçari

Publikuar më: 21/5/2022, ora 09:51

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi është kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Policia bën të ditur se në fshatin Luz, Fushë Krujë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në automjetin që po drejtonte ky shtetas ishin pasagjerë 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët 32-vjeçari po i ndihmonte, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.