NBA playoff, Dončić nuk mjafton, Golden State fiton edhe ndeshjen e dytë

Përditësuar më: 21/5/2022, ora 14:15
nba 1280x720

NBA playoff, Dončić nuk mjafton, Golden State fiton edhe ndeshjen e dytë

Përditësuar më: 21/5/2022, ora 14:15

Golden State mbetet një prej skuadrave më të forta në NBA amerikan. Në ndeshjen e dytë finale të konferencës së perëndimit, ata triumfuan me përmbysje 126 me 117 përballë Dallas.

Edhe pse miqtë besuan deri në fund te surpriza, falë edhe paraqitjes së jashtëzakonshme të Luka Donçiç që realizoi 42 pikë, Warriors përmbysën gjithçka.

Vendimtare ishte mbrojtja e Golden State, që në fundin e takimit, pësoi vetëm 13 pikë. Për Warriors shkëlqeu i zakonshmi Stephen Curry, me 32 pikë, që udhëhoqi skuadrën drejt triumfit.