Presidenti i Empolit “heq” shqiptarët nga merkato: Mendjen tek Atalanta

Publikuar më: 21/5/2022, ora 08:35
nedim bajrami kristjan asllani 1280x720

Presidenti i Empolit “heq” shqiptarët nga merkato: Mendjen tek Atalanta

Publikuar më: 21/5/2022, ora 08:35

Merkato e verës në Serie A pritet të jetë e nxehtë këtë sezon. Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur ajo e kësja fundjave, një përqendrim i madh i mediave është edhe të shqiptarët e Empolit, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani.

23-vjeçari nga Tetova, Nedim Bajrami ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në gjashtë në tjerë në 37 ndeshje zyrtare mes kampionatit dhe kupës. Ndërkohë sa i përket 20-vjeçarit nga Elbasani, Kristjan Asllanit, ai ka realizuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër në 25 ndeshje.

Presidenti i klubit toskan, Fabrizio Corsi, ka folur edhe për dy shqiptarët në intervistën e tij të fundit për Radio Kiss Kiss.

“Bajrami apo Asllani te Napoli sezonin e ardhshëm? Nuk e di, nuk mund ta them një gjë të tillë, sot nuk mund të flasim për afatin kalimtar. Bëhet fjalë për mendime dhe ide. Të fokusohemi tek Atalanta, një sfidë e rëndësishme edhe sa i përket tregut të transferimeve”, u shpreh Corsi.

Mediat në Itali kanë raportuar se dyshja shqiptare pritet të largohen në verë nga Empoli, pasi shumë skuadra janë vënë pas tyre.