Superiorja, java e parafundit i dhuron Europën Partizanit, Dinamo “ngushëllohet” me Tiranën

Publikuar më: 21/5/2022, ora 21:02
partizaniok 1280x720

Superiorja, java e parafundit i dhuron Europën Partizanit, Dinamo “ngushëllohet” me Tiranën

Publikuar më: 21/5/2022, ora 21:02

Java  e parafundit e Superiores dha një tjetër verdikt, atë që Partizani ka siguruar Europën. Të kuqtë janë zyrtarisht ekipi i tretë në kupat europiane, pas fitores 4-0 ndaj Kastriotit dhe  një “beteje”  të fortë me ekipet e tjera, aq sa nëse në turnin e fundit Partizani humbet dhe Vllaznia e Kukësi fitojnë, të tre skuadrat e mbyllin sezonin me 55 pikë.

Tashmë do të jenë Vllaznia dhe Kukësi pretendentët për vendin e katërt në kualifikueset e asaj Conference League që sheh finalen e saj pikërisht në kryeqytetin shqiptar, të mërkurën e ardhshme, me Teutën që ka vetëm mundësinë teorike, nëse humbin të dyja.

Në javën e 35-të, Dinamo u “ngushëllua” me fitoren në derbin kundër kampionëve të Tiranës me rezultatin 2-1, ku Haxhiut dhe Samakes replikoi Seferi, në një gol të rëndësishëm për renditjen e golashënuesit më të mirë, ku ai po rivalizohet nga Guindo i Laçit.

Pikërisht Laçi u mposht 2-1 nga Teuta, ku për kurbinasit gjithsesi Guindo iu përgjigj Seferit, ndërkohë që asnjë surprizë pati me fitoren e Kukësit 1-0 ndaj Skënderbeut me kokën në Kategorinë e Parë, si dhe ne fitoren e Vllaznisë 3-1 me Egnatian që po përgatitet për play-off.