Turqit e Efes sërish në majën e basketbollit europian, zhgënjehet Real Madrid

Përditësuar më: 21/5/2022, ora 23:25
3377012 69020508 2560 1440

Turqit e Efes sërish në majën e basketbollit europian, zhgënjehet Real Madrid

Përditësuar më: 21/5/2022, ora 23:25

Pas refuzimit të bujshëm të Mbappe në futboll, sot tifozët e Real Madrid kanë marrë një zhgënjim të madh edhe në basketboll.

Për të herën e dytë radhazi, turqit e Efesit të Stambollit janë në majën e basketbollit europian. Turqit fituan në Beograd me rezultatin 75-58 pikërisht kundër spanjollëve, pas një ndeshje plot tension ku Real ka qenë për një pjesë të mirë në avantazh, edhe me 9 pikë, por që falë një përmbysje të yjeve Larkin dhe Micic, i shpallur MVP, dhe një gabimi final të spanjollëve, mori një drejtim tjetër.

Pamje nga finalja

Kur mungonin 12 sekonda, spanjollët nuk menaxhuan mirë faullet, duke mos përfituar udhëheqjen e aksionit të fundit. Fitorja e dytë radhazi në kompeticionin europian nuk ndodhte nga viti 2013, kur protagonisti ishin grekë te Olimpiakos, që sot në finalen për vendin e tretë u mundën nga Barcelona 84-74.