Basha shmang zgjedhjet për kreun e PD, përkujton revoltën e Qafës së Barit

Publikuar më: 22/5/2022, ora 11:55
mb basha mbledh deputetet frame 18 1280x720

Basha shmang zgjedhjet për kreun e PD, përkujton revoltën e Qafës së Barit

Publikuar më: 22/5/2022, ora 11:55

Lulzim Basha nuk ka komentuar zgjedhjet në Partinë Demokratike që po mbahen për kryetarin, pas dorëheqjes së tij, por përmes një postimi ka përkujtuar revoltën e 22 majit të vitit 1984 në Qafën e Barit.

Sipas Bashës, revolta e Qafë Barit është pjesë e trashëgimisë politike të rezistencës antikomuniste dhe një pasuri shpirtërore dhe kulturore që duhet mbrojtur e nderuar.

“Me 22 maj 1984, 11 vite pas kryengritjes së Spaçit, në një tjetër burg mizor të diktaturës komuniste ringriti krye shpresa për liri dhe kundër padrejtësisë. Sot përulemi me respekt para heroizmit të martirëve të revoltës së Qafë-Barit, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, dhe qindra bashkëvuajtësve të tyre, të burgosur politikë që sfiduan me kurajo regjimin gjakatar nga brenda kampit të vuajtjes, ku dhuna e egër ishte e vetmja gjuhë me të cilën diktatura u komunikonte mizoritë e saj njerëzve të lirë, që nuk u dorëzuan kurrë përballë regjimit. Revolta e Qafë Barit është pjesë e trashëgimisë politike të rezistencës antikomuniste, e bashkë me vendet e kujtesës, përbën një pasuri shpirtërore dhe kulturore që duhet mbrojtur e nderuar për të mos lejuar që harresa të fshijë vuajtjet dhe sakrificat që farkëtuan shpirtin e rezistencës ndaj regjimit mizor, për të mos lënë mbetjet e komunizmit të relativizojnë dhimbjen dhe përgjegjësitë e të shkuarës, për të mos e marrë kurrë lirinë si të mirëqenë. Lavdi përjetë martirëve të Revoltës së Qafë Barit”, shkruan Basha.