F1, Ferrari dështon në Spanjë, Verstappen dhe Red Bull marrin kryesimin

Përditësuar më: 22/5/2022, ora 20:25

F1, Ferrari dështon në Spanjë, Verstappen dhe Red Bull marrin kryesimin

Përditësuar më: 22/5/2022, ora 20:25

Max Verstappen ka fituar Çmimin e Madh të Spanjës, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Red Bull, Sergio Perez dhe George Russell të Mercedesit.

Kjo është fitorja e tretë radhazi në Botëror për holandezin kampion bote në fuqi, i cili përfitoi nga fundjava e tmerrshme e Ferrarit për të rimarrë kryesimin e renditjes së përgjithshme.

Charles Leclerc u tërhoq nga gara për probleme në motor në xhiron e 27, kur po kryesonte bindshëm, ndërkohë që piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz, përfundoi vetëm në vendin e katërt, pas një nisjeje të dobët dhe një daljeje nga pista, që e detyroi të rekuperonte nga vendi i 11.

Pas kësaj gare, Verstappen kryeson renditjen me 110 pikë, i ndjekur nga Leclerc me 104. Edhe Red Bull kryeson renditjen e Konstruktorëve me 195 pikë, duke lënë pas Ferrarin me 169 pikë.