Gjendet trupi i pajetë i të moshuarës në liqenin e Pogradecit

Publikuar më: 22/5/2022, ora 13:23
Liqeni i Pogradecit frame 213 1024x576

Gjendet trupi i pajetë i të moshuarës në liqenin e Pogradecit

Publikuar më: 22/5/2022, ora 13:23

Policia e Pogradecit bën me dije se mesditën e së dielës në ujërat e liqenit është gjetur e mbytur një grua e moshuar.

Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarët në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit”, të cilët lajmëruan më pas policinë.

Pas verifikimeve, ka rezultuar se viktima është shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ishte larguar nga banesa më datë 12.02.2022.

Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë  konstatuar shenja dhune.