Ibsen Elezi pas votimit për kryetarin e PD: Drita e së ardhmes nuk jam as unë e as Berisha

Publikuar më: 22/5/2022, ora 11:29
WhatsApp Image 2022 05 22 at 11.11.53 AM 1080x720

Ibsen Elezi pas votimit për kryetarin e PD: Drita e së ardhmes nuk jam as unë e as Berisha

Publikuar më: 22/5/2022, ora 11:29

Ibsen Elezi iu ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë komisionerëve që të numërojnë si duhet të gjitha votat e hedhura për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Pasi votoi në selinë e PD, kandidati Elezi deklaroi se drita e së ardhmes nuk është ai dhe as Berisha, por demokracia, duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së mëhershme të ish kryeministrit.

“Sot nuk është e lejuar të bëj mesazh për vete. Komisionerët kanë në dorë një proces që ka të bëjë me demokracinë, votën dhe ajo që unë kam kërkuar në mëngjes është që te heqim imazhin e 13 qershorit dhe të numërohet cdo votë. Thirrja vjen pasi në të kaluarën ka ndodhur rëndom këto gjëra. Nuk kam asnjë provë. Kam vëzhgues dhe unë me dashamirësi kam mbajtur një qëndrim tolerues. Drita e së ardhmes nuk është as doktori dhe as unë, por demokracia. Thyerja e pandëshkueshmërisë, korrupsionit, kjo është drita e diellit. Njerëzit duhet të vendosin për ide dhe jo për individë”, tha Elezi.