Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kulluri voton për kreun e ri të PD: Situata është e rëndë, u lexua keq Kuvendi i 11 dhjetorit

Nga A2 CNN
22 Maj 2022, 12:23 | Politikë
Kulluri voton për kreun e ri të PD: Situata është e

Edvin Kulluri e ka konsideruar si shumë të rëndë situatën në Partinë Demokratike, pasi votoi për kreun e ri të kësaj force.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulluri tha se sot në selinë e PD ishte e njëjta situatë si më 13 qershor, kur Basha kërkoi të zgjidhej pas 4 zgjedhjesh të humbura.

Sipas Kullurit, mungon totalisht optimizmi dhe kjo sipas tij vjen pas leximit keq që iu bë Kuvendit të 11 dhjetorit dhe Referendumit 7 ditë më pas.

“Ashtu siç pritej dhe e kam konstatuar prej muajsh, situata në Partinë Demokratike mbetet po aq e rëndë sa përpara 9 shtatorit 2021!

Sot në orën 11:15 shkova të votoj për kandidatët për kryetar të PDSH pranë qendrës së votimit në degën nr. 2, Tiranë. Me keqardhje konstatova se krejt ndryshe nga Referendumi i 18 dhjetorit, pjesëmarrja në votime ishte shumë e ulët. Në 18 dhjetor ashtu siç edhe mediat disponojnë pamjet filmike, radha e votuesve në pritje për të votuar ishte e gjatë.

Sot, ishte e njëjta situatë si ne 13 qershor kur Basha kërkoi të zgjidhej pas 4 zgjedhjesh te humbura! Sërish pas 1 viti, atmosfera është dramatike. Mungese totale optimizmi, indiference dhe zhgënjim!

Për arsye qe i kam thëne e stërthënë me vite e muaj të tërë, PD nuk po del dot nga kriza e thellë politike që e ka pushtuar të paktën që nga viti 2017! Leximi i keq qëllimisht apo jo qëllimisht që ju bë Kuvendit të 11 dhjetorit dhe Referendumit të 18 dhjetorit nga zoti Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit na çoi në rezultatin e 6 marsit dhe zgjedhjet e sotme!

Uroj që Komisioni Elektoral mos të bëjë të njëjtën gjë si në 13 qershor, ku u mbushen  kutitë e votimit duke manipuluar hapur zgjedhjet për kryetar te PDSH”, shkruan Kulluri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani