Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lehtësitë për çiftet e reja, nisma e qeverisë vlerësohet si e pamjaftueshme nga ekspertët

Nga A2 CNN
22 Maj 2022, 14:42 | Aktualitet
Lehtësitë për çiftet e reja, nisma e qeverisë

Kriza demografike që ka prekur vendin po detyron qeverinë të mendojë më shumë në drejtim të mbështetjes së familjeve të reja.

Një dokument i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë synon t’u ofrojë çifteve të reja blerjen e apartamenteve apo truallit me kredi në nivelin 1.5 për qind dhe lehtësi të tjera në drejtim të nevojave që ato do të kenë.

Nisur edhe nga gjendja aspak pozitive ku vendi gjendet në drejtim të lindshmërisë, emigracionit apo sfidave të tjera me të cilat çiftet e reja përballen, sociologë dhe ekspertë të planifikimit familjar i japin një tjetër sugjerim institucioneve.

Mungesa e financave e mbështetjes, si dhe pasiguritë e tjera që lidhen me ekonominë ndikojnë që shumë të rinj të privohen nga martesa dhe lindja e fëmijëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë