Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Manifestim i madh në Stamboll, në mbështetje të lideres së opozitës

Nga A2 CNN
22 Maj 2022, 08:47 | Bota

Mijëra persona u mblodhën të shtunën në Stamboll, në një marshim në mbështetje të figurës së lartë të opozitës Canan Kaftancioglu, e cila kryeson degën e Partisë Popullore Republikane në qytetin e dytë të Turqisë.

Kaftancioglu e cila ka marrë një dënim për për fyerje të presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe shtetit turk, u prit me brohoritma kur doli përpara turmës.

50-vjeçarja është liruar me kushte për akuza që lidhen me mesazhe të publikuara në Tëitter 10 vjet më parë. Ajo vazhdimisht ka përsëritur se i gjithë procesi ndaj saj ishte i motivuar politikisht.

Në vitin 2019, Kaftancioglu u dënua me nëntë vjet, tetë muaj e 20 ditë burg. Pas një apeli dënimi u reduktua në pak më pak se pesë vjet. Sipas ligjit turk, dënimet nën pesë vjet zakonisht pezullohen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë