Në kërkim për plagosje të rëndë, pranga 27 vjeçarit në Tiranë

Publikuar më: 22/5/2022, ora 09:40
tirane policia 1 1024x576

Në kërkim për plagosje të rëndë, pranga 27 vjeçarit në Tiranë

Publikuar më: 22/5/2022, ora 09:40

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27 vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar për plagosje të rëndë, e kryer në bashkëpunimi.

Në kuadër të operacionit policor, “Three”, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Rigers Mahmuti,

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.