“Po e kruante me mua”, Tyson flet për herë të parë pasi rrahu një pasagjer në avion

Përditësuar më: 22/5/2022, ora 18:36
tyson 1 1280x720

“Po e kruante me mua”, Tyson flet për herë të parë pasi rrahu një pasagjer në avion

Përditësuar më: 22/5/2022, ora 18:36

Mike Tyson ka folur për herë të parë për incidentin në avion, ku legjenda e boksit u xhirua duke rrahur një pasagjer, i cili po e ngacmonte me fjalë.

Videoja u bë virale, me ish-kampionin e peshave të rënda që shihet duke lëshuar grushte ndaj pasagjerit, në një ngjarje të ndodhur në 20 prill.

Tyson, ndaj të cilit nuk janë ngritur padi, tha: “Po e kruante shumë me mua. Unë isha treguar i sjellshëm, kisha bërë edhe foto me të. Unë nuk duhet të hipi në avionë për publikun, gruaja nxehet kur e bëj këtë gjë. Nxehet sepse ndodhin këto gjëra dhe sido që të shkojë puna, unë dal i humburi”.