Raketat ruse bien mbi një universitet ukrainas

Përditësuar më: 22/5/2022, ora 08:27

Raketat ruse bien mbi një universitet ukrainas

Përditësuar më: 22/5/2022, ora 08:27

Ndërtesa e një universiteti në qytetin e Bakhmut në rajonin e Donetsk u shkatërrua pothuajse plotësisht si pasojë e sulmeve të fundit të ushtrisë ruse.

Një raketë e fuqishme e goditi universitetin e Gjuhëve të Huaja, Gorlivka, duke lënë shenjën e një krateri gjigant pranë hyrjes së godinës.

Luftimet në qytetin e Bakhmut janë intensifikuar ndjeshëm në ditët e fundit, ndërkohë që raportohet se trupat ruse janë vetëm 10 km larg prej aty.

Pas përfundimit të rezistencës nga luftëtarët ukrainas në qytetin strategjik juglindor të Mariupolit, Rusia po kryen atë që duket të jetë një ofensivë e madhe në Luhansk, një nga dy provincat në Donbas.