Të shtëna me armë në një festë në Kaliforni, ka të lënduar

Përditësuar më: 22/5/2022, ora 11:47
f ots calif shooting response 151202 1280x720

Të shtëna me armë në një festë në Kaliforni, ka të lënduar

Përditësuar më: 22/5/2022, ora 11:47

Një person humbi jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë në një festë ku merrnin pjesë qindra persona në San Bernardino të Kalifornisë Jugore.

Me të mbërritur në vendin e festës që mbahej brenda një qendre të madhe tregtare, agjentët e policisë gjetën viktimën dhe të plagosurit, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia nuk ka arrestuar ende asnjë person për ngjarjen, ndërkohë që motivi i të shtënave mendohet të ketë qenë një sherr i momentit.