Në një atmosferë spektakolare dhe emocionuese, tifozët shqiptarë të Milanit festuan në sheshin “Skënderbej” titullin kampion.
Një event i ogranizuar nga “Milan Club Albania” bëri bashkë të rinj e të vjetër, që kishin një të përbashkët: dashurinë për skuadrën kuqezi. Me shallin në qafë dhe fanellën veshur, qindra mijëra tifozë u bënë pjesë e festës së titullit.
Edhe për organizatorët, ky event doli jashtë çdo pritshmërie, ndërsa premtojnë se ky aktivitet nuk do të jetë i fundit.
Vetëm këtë sezon, në Shqipëri janë mbi 1000 tifozë kuqezi që janë abonuar si pjesëtar të “Milan Club Albania” dhe njihen nga klubi zyrtar nga karta kuqezi që ata disponojnë.