Turp në Premier League, tifozët e City festojnë titullin duke goditur pas koke portierin kundërshtar

Publikuar më: 22/5/2022, ora 21:59

Turp në Premier League, tifozët e City festojnë titullin duke goditur pas koke portierin kundërshtar

Publikuar më: 22/5/2022, ora 21:59

Tifozët e Manchester City kanë bërë një veprim të turpshëm në përfundimin e ndeshjes së fituar ndaj Aston Villa, që i dha titullin kampion ekipit të tyre.

Sapo arbitri vërshëlleu fundin e përballjes, tifozët vendas hynë në fushë për të festuar dhe goditën pas koke portierin Robin Olsen, i cili po dilte nga fusha i qetë.

City reagoi në një komunikatë për shtyp, duke i kërkuar falje publike portierit dhe duke theksuar se autori i këtij veprimi të shëmtuar do të përjashtohet përjetësisht nga stadiumet.