Ushtarët ukrainas në delir pas shkatërrimit të armës së fuqishme ruse

Përditësuar më: 22/5/2022, ora 10:23

Ushtarët ukrainas në delir pas shkatërrimit të armës së fuqishme ruse

Përditësuar më: 22/5/2022, ora 10:23

Luftëtarët ukrainas u gëzuan pa masë pasi hodhën në erë një nga raketëhedhëset vdekjeprurëse të bombave vakum të Rusisë, një nga armët e ndaluara nga konventat bërthamore, por që trupat ruse po i përdorin në masë gjatë ofensivës në Ukrainë.

Brigada e 80-të e sulmit ajror ukrainas goditi me saktësi një TZM-T me një Stugna-P ATGM, një raketë antitank shumë efikase, që tashmë është në duart e ushtrisë vendase.

Pamjet tregojnë raketën tek godet TOS-1 në anën e një kodre përpara se lëshuesi i raketave termobarike të shpërthente në një top të madh zjarri.

Raketat termobarike përcaktohen nga lloji i tyre i shpërthimit, i cili thith ajrin përreth për të nxitur një eksplozion me temperaturë të lartë, proces nga i cili ka marrë dhe emrin si “bomba me vakum”.